Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Banjska”, ku u vra një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, u shty për të hënën për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.
Dëshmitë e disa policëve kanë zbardhur sulmin në Banjskë, ku u vranë edhe tre sulmues.
Të akuzuarit mohojnë fajësinë dhe pretendimet për qëllim vrasjeje dhe bashkim të veriut me Serbinë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa 41 të tjerë janë në arrati dhe kërkesa për gjykim në mungesë u rrëzua nga gjykata.