-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet 4.0 godet Napolin, banorët dalin në rrugë nga frika

Kryesoret

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi mëngjesin e kësaj të premteje zonën e Napolit, duke shkaktuar panik mes banorëve, ndonëse nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Sipas mediave italiane, lëkundjet u ndjenë gjerësisht për shkak të thellësisë së vogël, vetëm 2.5 km, çka e bëri tërmetin më të ndjeshëm pranë epiqendrës. Të trembur nga mundësia e lëkundjeve të tjera, shumë banorë braktisën shtëpitë dhe zyrat, duke u mbledhur në hapësira të hapura publike.

Për arsye sigurie, u pezullua përkohësisht lëvizja e trenave, ndërsa Universiteti i Napolit “Federico II” u evakuua.

Kujtojmë se më 30 qershor, në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër tërmet më i fortë, me magnitudë 4.6, i konsideruar si më i fuqishmi në vitet e fundit në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit