Takimi mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit ka nxjerrë në pah ambicien e Limajt për të siguruar postin e kryetarit të Kuvendit në rast të një marrëveshjeje për bashkëpunim politik.
Kjo kërkesë vjen si rezultat i mungesës së besimit ndaj një bashkëqeverisjeje të mundshme me Vetëvendosjen.
Posti i kryetarit të Kuvendit shihet si një garanci politike, veçanërisht në një moment kur vendi mund të mbetet pa president, duke e bërë këtë pozicion edhe më të rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme institucionale.
“Zotëri Limaj ka mësuar nga përvojat që ka pasur LDK-ja me LVV-në. Gjithmonë është frika se pasi të ndërtohet një qeveri me Kurtin, në një mëngjes të bukur ai zgjohet dhe pa u konsultuar me askënd shkarkon një ministër apo dy.”