Ukraina ka kaluar një tjetër natë tmerri, e cila ka përfshirë të paktën 10 rajone të vendit. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi përmes një postimi në Telegram se mbi 300 dronë kamikazë dhe më shumë se 30 raketa të llojeve të ndryshme janë lëshuar nga forcat ruse kundër qyteteve ukrainase.
Një nga zonat më të goditura ka qenë Odessa, në jug të vendit, ku sipas autoriteteve lokale, të paktën një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me rreth 20 dronë. Sipas “Ukrainska Pravda”, disa pallate janë dëmtuar dhe një prej tyre ka marrë flakë.