Policia e Sarandë ka arrestuar 43-vjeçarin Artan Murtaj, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.
Gjithashtu në kërkim janë edhe dy vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç, si dhe shoku i tyre Klaus Jaçaj 31 vjeç.
Ndërkohë në Sarandë forca të shumta të policisë kanë blinduar qytetin për të gjetur Ramadan Zoton, i cili është me rrezikshmëri të lartë në Greqi dhe në Shqipëri.
Blindohet Saranda, 50 forca policie në terren për kërkimin e Ramadan Zotos








