Një person i identifikuar si Adil Veli, ish efektiv policie, ka mbetur i plagosur në kokë pas një sherri të rëndë ku janë nxjerrë thikat dhe është gjuajtur me pistoletë, në Sarandë.
Një person i paidentifikuar ka nxjerrë pistoletën ka qëlluar në ajër, pastaj ka goditur Adilin tre herë me qytë pistolete në kokë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Paraprakisht u raportua se u qëllua me armë, por të shtënat ishin në ajër. I plagosuri, sipas policisë me qytë ndodhet në spital.