Kryeministri Edi Rama në rrjetin social ka njoftuar në lidhje me aplikimet që po bëhen në disa prej bashkive të vendit për drejtimin e disa sektorëve të njësive vendore. Rama shprehet se Vlora ka nisur e para dhe është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar.
“Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore”, shkruan Rama.
Kryeministri thekson se është koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.