Kreu i PD-së Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen Partizani.
Akuzoi shefin e SPAK-ut, Altin Dumani se nuk po vepron për të regjistruar hetimin për Irena Gjokën, sipas tij për mashtrim, pasi është dënuar në Greqi dhe ka falsifikuar dokumentet.
“Irena (Gjoka) me 5 mbiemra është një delinkuente, mashtruese ordinere që Altin Troplini me urdhër të Edi Rama po e mban aty. Këtë ta quajmë Irena Dumani. Ajo ka mashtruar për pasurinë.
Ajo për 60 mln lekë paraqet si dokument, borxhin gruas që i ka marrë burrin dhe i referohet në 1996, i referohet kodit civil të vitit 2015.
Irena Dumani ka fshehur dënimin në Greqi dhe tani ka thirrur Dumanin për ta pyetur që kjo e dënuara është Irena apo nuk është Irena. Këta janë horra” tha ai.