-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca e 50-të e Kuvendit të Kosovës

Kryesoret

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, për herë të 50-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i seancës konstituive do të fillojë në orën 11:00.

Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari të shtunën vazhdoi punimet seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë, me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës përsëriti kërkesën për subjektet politike për propozime për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për përbërjen e komisionit votuan 50 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit