-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE miraton paketën 87.7 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

Kryesoret

Bashkimi Europian, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë.

Paketa prej 87.7 milionë Eurosh është miratuar për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Ky lajm është bërë i ditur nga zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Kjo paketë do të përdoret për të investuar në forcimin e rrjeteve të energjisë, përmirësimin e hidrocentraleve ekzistuese si dhe do të ofrojë zgjidhje diellore për ngrohje.

“Pas lajmit të mirë nga Belshi, vjen edhe një tjetër zhvillim pozitiv për rajonin tonë!

Një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjinë e pastër në 🇦🇱, 🇲🇪 dhe 🇷🇸 u miratua nga Bordi Operacional i @thewbif. Në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të ndihmojnë për të: Forcuar rrjetet e energjisë, Përmirësuar hidrocentralet ekzistuese, Ofruar zgjidhje diellore për ngrohje”, thuhet në njoftim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit