Deputetja e Parttisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një video në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në bashkitë dhe ndërhyrjen e qeverisë.
Tabaku shprehet se ajo që po ndodh me bashkitë dhe me show e mazhorancës janë një ndërhyrje e paprecedentë në pushtetin vendor dhe një shkelje flagrante e autonomisë vendore. Ajo thotë që kjo është një shkelje ligjore.
“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë,” thotë Tabaku.
Ajo shprehet se respektimi ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e autonomisë së pushtetit vendor janë themel i demokracisë funksionale.