Numri i viktimave nga përleshjet njëjavore në provincën Suveida, e banuar kryesisht me druzë, në jug të Sirisë, ka kaluar shifrën prej 1.300.
Vëzhguesi sirian tha se në mesin e viktimave përfshihen 933 pjesëtarë druzë, 533 luftëtarë dhe 300 civilë, si dhe 196 që “u ekzekutuan pa gjyq nga personeli i mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme”.
Gjithashtu edhe 15 pjesëtarë të forcave qeveritare u vranë në sulmet ajrore izraelite.