Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur SMT. Këmbësori 59-vjeçar Vasillaq Kallojeri është goditur rëndë nga një motomjet. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Sarandës sot ka arrestuar autorin Nikolla Xhollo, 62 vjeç banues në fshatin Dermish, bashkia Finiq. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.