-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Do dërgoj në SPAK dosjen për Parkun e Butrintit

Kryesoret

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka shprehur qëndrimet e saj lidhur me administrimin e Parkut të Butrintit.

Zhupa tha se është duke përgatitur për të dërguar në SPAK dosjen e çështjes ndaj së cilës është angazhuar kohët e fundit.

“Unë po bëj dosjen për ‘Butrintin’, për ta dërguar në SPAK. Mbasi mbaroi Gjykata Kushtetuese, do të shkojmë në SPAK se aty dallohen që janë bërë dallavere në kurriz të interesit publik. Janë blerë ligje.

Në Shqipëri, blihen ligje. Në Shqipëri ligji ka emër, në Shqipëri porositen ligjet, është bërë si mall tregtar.

Ne kaluam para se të mbyllej sesioni parlamentar, ligjin për sportin, që ishte ligji i Fidel Yllit.

Kaluam ligjin për Akademinë e Shkencave që ishte ligji i Skënder Gjinushit.

Kaluam ligjin për zonat e mbrojtura, që ishte ligji i Mirela Kumbaros për pikat e vogla, ose resortet e mëdha”, tha Zhupa në emisionin “Ashow”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit