-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën në aksident, spitali i Dibrës: Infermiere e shkëlqyer në pavionin e reaminacionit

Kryesoret

Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në Peshkopi ku u plagosën një çift bashkëshortësh. Gruaja u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, po ndërroi jetë. Gruaja Arta Çera ishte infermere në spitalin rajonal të Dibrës.

Me anë të një postimi spitali rajonal i Dibrës ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Arta Çera.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik është ndarë nga jeta kolegja jonë e dashur dhe e përkushtuar, Arta Çera.

Si një infermiere e shkëlqyer në pavionin e reaminacionit, ajo ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit në çdo hap të punës së saj të përditshme.

Spitali Rajonal Dibër i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve. Stafi i Spitalit Rajonal Dibër jemi të gjithë me ju në këto ditë të vështira dhe ju sigurojmë për mbështetjen tonë të plotë.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!”, thuhet në postimin e spitalit rajonal të Dibrës.

EMRI/ Aksidenti në Peshkopi, ndërron jetë gruaja tek spitali i Traumës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit