Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Rama shprehet se Shqipëria nuk ndalet dhe është autorizuar që Shqipëria të negociojë për kapitujt që përbajnë grupkapitullin e 5.
“Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë zyrtarisht Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5, “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, shkruan Rama.








