Kryeministri Edi Rama mbledh sot në periferi të Tiranës, kabinetin qeveritar në një mbledhje të formës “retrat” me fokus realizimin e objektivave dhe reformave të nisura në terren.
Kabineti qeveritar do të raportojë lidhur me ecurinë në sektorin përkatës dhe për përmbushjen e detyrave të ngarkuara.
Mbledhja vjen në vijim të operacioneve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe në kushtet kur ka nisur reformimi i të gjitha njësive të qeverisjes vendore.