26-vjeçarja ka mbytur me tel babain e saj Anesti Rama. Sipas gazetarit Poli Hoxha tha se dyshohet se 26 vjeçarja që ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë përveç së ëmës.
Sipas Hoxhës, 56-vjeçari është masakruar në organet gjenitale. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se në vrasje mund të kenë marrë pjesë edhe autorë të tjerë, për të cilët po hetohet.
“Zakonisht këto lloj vrasjesh janë si pasojë e traumave dhe dramave brenda familjes. Me gjitha gjasat, nga elementet që kanë dalë deri tani, është pak shumë kështu, sepse fillimisht, vajza nuk e ka pranuar, pastaj më vonë para policisë ka thënë se nuk më linte të vishesha, të dilja dhe gjëra të tjera.
Por edhe këto që ka thënë, nga informacionet e fundit që kam unë, është vënë në dyshim dhe dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë, sepse nga këqyrja e trupit të viktimës, pasi e kanë larë dhe kanë dashur të heqin sa më shumë gjurmë. Duket se mund të ketë bashkëpunëtorë, por më kryesorja është se nuk është mbytur vetëm me telin në fyt, por është masakruar edhe nga organet gjenitale. Ky është elementi i ri që duket se i hap hetimet dhe që sjell një dramë të më thellë, një urrejtje e akumuluar”, tha gazetari Poli Hoxha në emisionin ‘Log’ në News24.