-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët nuk e bëjnë Kuvendin – të shtunën përpjekja e fundit

Kryesoret

Deputetët kanë dështuar të premten ta konstituojnë Kuvendin – një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për finalizim të procesit. Seanca e radhës do të mbahet më 26 korrik në orën 14:00.

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve çdo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit në periudhën 27 korrik – 8 gusht.

Sipas saj, nëse nuk do të vendosej kjo masë, çdo vendim i ndërmarrë pas 26 korrikut e deri në vendimmarrjen e Gjykatës, lidhur me kërkesat që i janë parashtruar, “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues”.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë. Edhe në seancën e së premtes, ato kanë vazhduar të jenë të betonuara në qëndrimet e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit