60 forca zjarrfikëse, pyjore, të ushtrisë dhe të Njësisë Administrative vijojnë luftën për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit që ka përfshirë fshatin Dishnicë, në bashkinë e Korçës, që prej orëve të para të mëngjesit.
Zjarri është aktiv që nga ora 05:00, dhe strukturat përkatëse po punojnë pa ndërprerje për hapjen e korridoreve mbrojtëse, në mënyrë që flakët të mos përhapen në drejtim të zonës së Çardhakut.
Situata mbetet kritike për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës së fortë, që po e vështirëson ndërhyrjen dhe neutralizimin e flakëve.