-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Fier, kryeplaku i fshatit: Anestin nuk e trajtonin mirë, i thoshin ik nga shtëpia

Kryesoret

Kryeplaku i fshatit Frashër, Irakli Zarka në një promocion për mediat ka treaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier. Zarka tha se në fillim ai kishte dëgjuar që Anesti Rama kishte pësuar infarkt dhe më pas ka ndërruar jetë. Ai tha se 56-vjeçari trajtohej keq nga bashkëshortja e tij Valbona dhe e bija Ermalinda.

“Më tha i plotfuqishmi i zonës që ishte mbytur nga gruaja dhe çupa”, tha Zarka.

“Nesti ka qenë djalë i urtë, punëtor, punonte. Qe ca kohë në Greqi, punoi atje. Kurse këto nuk e trajtonin mirë. Më ankohej, më thoshte gjithnjë që nuk e trajtonin mirë. Nuk i jepnin për të ngrënë. I thoshin që të ikte nga shtëpia. Kam vajtur edhe unë, edhe policia disa herë. Ishin të pabindura. Na ka ardhur shumë keq”, shtoi ai.

Gjithashtu ai tha se kishte folur disa herë me zyrën e punës për t’i gjetur punë vajzës dhe nënës, por ato nuk donin të punonin.

“E kishin mendjen vetëm të qëndronin në shtëpi, të shikonin telenovelat dhe të punonte Nesti”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit