-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri masiv në Delvinë, Zhupa: Ndërhyrje më serioze nga ajri, të merren masa urgjente

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me zjarret masive në Delvinë. Zhupa kërkon ndërhyrje më serioze nga ajri për të normalizuar gjendjen.

Ajo thotë që janë djegur shtëpi, ullishte dhe objekte fetare dhe nënvizon që institucionet të marrin masa urgjente.

“Zjarri masiv në Delvinë, pasoja të rënda! Kërkohet ndërhyrje më serioze nga ajri, nga forcat zjarrfikëse. Zjarri që shtrihet në Senicë, në Kalasë, në Tatzat, në Kopacez, në Vergo dhe dëmet janë të mëdha deri tani.

Janë djegur shtëpi, mijëra rrënjë ullinj dhe është djegur edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin. Fatmirësisht s’ka dëmtime të banorëve. Institucionet të marrin masat urgjente”, shkruan Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit