Trajneri i Milanit Massimiliano Allegri, komentoi fitoren 4-2 ndaj Liverpool në një ndeshje miqësore. Ai përshkroi mbrëmjen si një eksperiencë të mrekullueshme, duke vlerësuar atmosferën me 50 mijë tifozë dhe impiantin e jashtëzakonshëm.
Allegri theksoi se skuadra po tregon një qasje shumë pozitive gjatë këtyre 20 ditëve të parë të përgatitjeve, me rritje të durimit në fazën pa top dhe reagim solid në mbrojtje si një grup.
Sipas tij, përpjekja për të ndërtuar lojë kur kanë topin dhe mbyllja e mirë në mbrojtje kur nuk e kanë, janë baza për të ndërtuar një ekip të fortë.