Policia e Tropojës ka arrestuar një 58-vjeçar, i cilki ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas së tij. Gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit e iniciale I.Sh., banues në fshatin Bujan u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.
Ndërkohë bashkëshortja e tij 48-vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe policia është në kërkim të saj. Ajo është larguar për shkak të dhunës së ushtruar dhe dyshohet se mund të jetë ngjarje kriminale.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.








