Mëngjesin e sotëm në qytetin e Budvës kanë humbur jetën babai dhe djali i tij. Dyshohet se 65-vjeçari me iniciale S.S., ka vrraë me armë zjarri vëllain dhe nipin e tij.
Sipas Gazetës Vijesti, një ditë para tragjedisë kishte ndodhur një grindje mes vëllezërve, gjatë së cilës S.S. thuhet se kishte kërcënuar se “do ta mbaronte punën me ta”.
Ndërsa mëngjesin e sotëm, 65-vjeçari ka shkuar në stendën ku ndodhej vëllai me djemtë e tij dhe ka qëlluar me arm zjarri. Si pasojë është qëlluar për vdekje vëllai i tij dhe djali, ndërsa djali tjetër ka arritur që të largohet.
Më pas 65-vjeçari është ulur në një kafene pranë vendngjarjes dhe ka pritur policinë, e cila e arrestoi menjëherë.