Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë thirrje që deputetët të shfrytëzojnë mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit. Në njoftim KDI shprehet se duhet që të hapet rrugë për formimin e institucioneve të reja.
“Dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik. Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit. Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç dhe i domosdoshëm për të mundësuar zhbllokimin institucional”, thuhet në njoftim.









