Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, duke iu përgjigjur edhe kritikëve që e kanë cilësuar nismën si goditje ndaj biznesit të vogël.
Sipas Ramës, nuk janë “kursimet e popullit” ato që po preken, sepse – siç thotë ai – “populli nuk përfaqësohet nga tre-katër persona që kanë zënë lulishte apo trotuare, por nga qytetarët që s’kanë as mundësi të ecin të lirë në lagjen e tyre”.
Ai thekson se çdo hapësirë publike e zaptuar në mënyrë të paligjshme do të lirohet, ndërsa shton se bizneset janë të mirëpritura, por jo kur dëmtojnë të drejtën e qytetarëve për të jetuar dhe lëvizur lirshëm.