Një zjarr masiv u aktivizua gjatë ditës së sotme në zonën e Konispolit.
Fillimisht zjarri kishte nisur dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës zjarrfikësit e Konispolit dhe banorët punuan për ta kontrolluar.
Megjithatë, zjarri u përhap përsëri sot në fshatin Markat, ku një banesë është djegur dhe banorët janë evakuuar për t’u shpëtuar nga flakët.
Aktualisht në vendngjarje është vetëm një zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë kanë shkuar edhe forca të Policisë Sarandë, zjarrfikës dhe dy njësitë e ushtrisë.
Situata mbetet e rëndë dhe zjarri vazhdon të jetë aktiv, duke rrezikuar edhe shtëpi të tjera në zonë.