Policia e Kavajës ka finalizuar operacionin “Precedenti”, duke arrestuar dy individë, të cilët janë të dyshuar për vjedhje parash në një banesë dhe në një automjet në fshatin Qerret.
Ata janë N. L., 29 vjeç, nga Elbasani, dhe G. Gj., 46 vjeç, nga Durrësi.
N. L. kishte një precedent të theksuar kriminal dhe ishte shpallur në kërkim pas një vjedhjeje të mëparshme në Elbasan.
Ai dyshohet të ketë qenë në kërkim që prej dhjetorit 2024, pas një arratisjeje nga komisariati i Elbasanit.
Gjatë operacionit, u sekuestruan para, një automjet dhe disa celularë që dyshohet se janë përdorur gjatë krimeve.