Para disa ditësh 26-vjeçarja Emanilda Rama ka mbytur me tel babain e saj. Ajo së bashku me të dashurin e saj 55-vjeçar kanë mbyttur me tel dhe sende të forta Anesti Ramën.
Në gjykatën e Fierit, Emanilda dhe nëna e saj kanë mohuar akuzën. Ata kanë deklaruar “Nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne thjesht e kemi gjetur të vdekur”.
Avokati i tyre në lidhje me të dashurin e 26-vjeçares Çlirim Dogani ka thënë se ai nuk ka pasur informacion për këtë ngjarje.
“Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa. Pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit.
Dogani tha se nuk kam pasur lloj informacioni, i kam njohur thjesht si qytetare në autobus kur bëja linjën Arapaj-Fier.
Kërkova shtrimin e tyre në spital psikiatrik duke parë çekuilibrin e tyre gjatë këtyre 5 ditëve, duke ndryshuar disa herë version.”, tha avokati.








