Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë. Trump i bëri thirrje Izraelit që t’u sigurojë njerëzve ushqim.
Ai tha se SHBA-ja dhe vende të tjera po japin para dhe ushqim për Gazën. Trump u shpreh se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet “të kujdeset, për ta menaxhuar” procesin e dërgimit të ushqimeve.
“Dua që ai të sigurohet që ata të marrin ushqim”, tha Trump.
“Dua të sigurohem që ata të marrin ushqim”, shtoi Trump.