Ditën e sotme një 25-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. 25-vjeçari M.Shaka ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës. Ai ndodhet në sallë dhe po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse.
Ndërkohë efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në një berberhane në Vlorë, mes një klienti dhe një kursanti. Klienti ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të punës dhe është larguar. Ndërkohë policia vijon punën për arrestimin e autorit, pasi mësohet se ai është identifikuar.