Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit, kanë zbuluar një kompani në Delvinë që po ndërtonte një impiant gazi pa leje ndërtimi në pronë publike.
Pas verifikimeve u arrestuan në flagrancë M., 31 vjeç, përgjegjës i impiantit dhe L. M., 53 vjeç përgjegjës i kantierit të ndërtimit.
Ndërkohë u shpallën në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.
Punimet janë bllokuar nga IKMT.
/5pyetjet.al