Prokuroria e Posaçme kërkon 2.5 milionë euro shtesë nga buxheti i shtetit për të shtuar numrin e magjistratëve e hetuesve dhe mirëmbajtur sistemet elektronike.
Gjithashtu një pjesë e fondit do të shkojë për vënien në funksion të plotë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kërkesa është depozituar në ministrinë e Financave.
“Kërkojmë shtesë fondi në zërin e shpenzimeve të personelit në masën 221.5 milionë lekë nevojitet për personelin magjistrat, hetues financiar, hetues të BKH-së si dhe ekspertë, efekte të shtuara në shpenzimet për paga për orët e gatishmërisë dhe jashtë orarit zyrtar” thotë SPAK-u.