Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Esmail Baghai ka hedhur poshtë akuzat e presidentit amerikan Donald Trump që Irani po ndërhyn në negociatat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Baghai e quajti të pavërtetë akuzën e Trump dhe theksoi se Hamasi vepron në interes të popullit të Gazës, pa nevojën e ndërhyrjes iraniane.
Akuzat e Trump vijnë pas dështimit të përpjekjeve për një armëpushim të zgjeruar, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga negociatat.
Irani mohoi gjithashtu pretendimet për rifillimin e negociatave bërthamore me SHBA-në, duke i quajtur ato shpikje mediatike.