Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington ka folur për rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Osmani ka thënë se dialogu i është lënë në dorël Bashkimit Evropian dhe sipas saj duhet një përfshirje e madhe dhe dirkete e Amerikës.
Në lidhje me këtë zëdhënësi i BE ka thënë se pritjet e Brukselit janë që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE.
“Presim që si Kosova ashtu edhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura pa vonesa ose parakushte të mëtejshme”, ka thënë ky zëdhënës i BE-s në gazeta express.