Policia e Shtetit ka marrë masën e përjashtimit për punonjësin Xhovano Tuci pas publikimit të një videoje ku ai dyshohet se konsumon lëndë narkotike.
Tuci kishte qenë më parë nën masa disiplinore për mosmbajtje të uniformës dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.
Pas shqyrtimit të mëtejshëm, është vendosur që ai të përjashtohet nga radhët e policisë.
Gjithashtu, Inspektori Xh. T. është ndëshkuar me masën disiplinore të përjashtimit nga policia pas braktisjes së detyrës për më shumë se 7 ditë.
Ky vendim është miratuar pas shqyrtimit nga Komisioni Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale.