Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca rikthehet në muzikë me baladën “Të dua” në bashkëpunim me Genta Ismajlin.
Kënga është një risjellje e hitit të vitit 2012 nga Genta, e shoqëruar me një videoklip veror dhe plot ngjyra, xhiruar në vende bregdetare.
Ky duet shfaq dy artiste elegante dhe sensuale, duke sjellë atmosferë freskuese dhe retro, që pritet të bëhet hit i kësaj vere.
Luana rikthehet fuqishëm në tregun muzikor, ndërsa për Genta është rikthimi pas një periudhe mungese.