-sidi education-spot_img
19.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Kuvendi i PD/ Garo: Vota me paratë e krimit

Kryesoret

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar, ngriti akuza të forta ndaj qeverisjes, duke folur për lidhje të krimit të organizuar me ekonominë dhe ndikimin e tij në proceset zgjedhore.

Ajo theksoi gjithashtu rolin e mediave dhe institucioneve në mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar angazhim më të madh për mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.

“Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, ku krimi i organizuar kontrollon funksionet kryesore të shtetit dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Paratë e krimit pastrohen hapur, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, dhe përdoren për të blerë vota dhe për të mbajtur në pushtet një regjim autokratik dhe kleptokratik. Agjencitë e rendit dhe të sigurisë janë kompromentuar rëndë, sistemi gjyqësor është në kolaps, prona është e pambrojtur, dhe ekonomia, përmes PPP-ve dhe prokurimeve me fitues të paracaktuar, është përqendruar në duart e lidhjeve të drejtpërdrejta me qeverinë dhe krimin. Biznesi për të mbijetuar duhet të gjunjëzohet; kush nuk e bën, shantazhohet. Mazhoranca socialiste dhe drejtuesi i saj i ofrojnë mbrojtje maksimale megakorrupsionit, duke shkelur ligjin dhe standardet europiane, ndërkohë që media e kontrolluar hesht ndaj këtyre praktikave. Partia Demokratike, përkundrazi, ka detyrën të ekspozojë këtë realitet dhe të luftojë për Shqipërinë europiane dhe mbrojtjen e qytetarëve,” deklaroi Floriana Garo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit