Këtë të shtunë Partia Demokratike ka mbajtur Kuvendin Kombëtar të partisë, ku e cila ka miratuar ndryshimet e brendshme statutore në kuadër të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të cilat do të mbahen.
I pranishëm në Kuvend kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka theksuar se këto ndryshime synojnë ta bëjnë partinë më të hapur, më përfaqësuese dhe më të lidhur me anëtarësinë në çdo nivel.
NDRYSHIMET NE STATUT:
- Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
-
Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
-
Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
-
Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
-
Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
-
Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
-
Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
-
Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.
https://www.facebook.com/100044133352457/videos/1044583381326311
Kuvendi i PD-së miraton Statutin e ri/ Rritet përfaqësimi i diasporës dhe grave









