Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në rrjetin e tij faecbook ka njoftuar për tubim që ka mbajtur me qytetarët e Klinës në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja të cilat do të mbahen më 7 qershor, duke thënë se diskutuam për mungesën e zhvillimit, për rritjen e kostos së jetesës dhe për të rinjtë që po largohen nga vendi i tyre.
Postimi i Abdixhikut
Klinë!✌️🔥
Një tubim i jashtëzakonshëm. Një energji që na kishte munguar. Një besim që po rritet çdo ditë.
Folëm për katër vitet e humbura. Për mungesën e zhvillimit, për rritjen e kostos së jetesës, për të rinjtë që po largohen, për familjet që po përballen çdo ditë me pasiguri, e për bizneset që kanë mbetur pa mbështetje.
Folëm edhe për rrugën tonë. Për zotimet tona konkrete: për rritjen e pagave, mbështetjen për familjet, punësimin e garantuar për të rinjtë, investimet e mëdha, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe një ekonomi që krijon mundësi për secilin.
Në Klinë, prezantuam kandidatët tanë: Astrit Desku me numër 49 dhe Kushtrim Krasniqi me numër 97.









