Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në takimin me gazetarët foli edhe për dosjen e 21 janarit. Dumani tha se është në fazën e hetimit dhe është një nga dosje prioritare.
Ai u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.