Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë. Një motomjet ka tentuar që të parakalojë dhe është përplasur me një tonazh të rëndë trailer.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.