Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp komentoi edhe deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me Erion Veliajn.
Rama u shpreh se 30 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga dyshja Rama-Veliaj dhe se për këto para nga Altin Dumani ka vetëm heshtje varri.
“Sot, Altin Troplini informoi se Veliaj po hetohet për fakte të tjera penale.
Të dashur qytetarë, qytetarët dixhitalë kanë informuar se dëshmitarët e aferës Veliaj, aferës ta quajmë ‘Nesti Angoni’, kanë dhënë dëshmi tronditëse për 130 milionë euro të inceneratorit, pasuri publike e shqiptarëve, fonde publike të shqiptarëve.
Qytetarët dixhitalë informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Unë garantoj qytetarët se këto dëshmi nuk do mund të zhduken gjersa të gjendet çdo qindarkë e vjedhur nga Rama-Veliaj me djegësin e Tiranës dhe për të cilat Altin Troplini mban heshtje varri.
Unë paralajmëroj se çdo fshehje dhe injorim i dëshmive për 130 milionë euro, do të ngarkojë me përgjegjësinë më maksimale, të barabartë me vjedhësit, ata që duan t’i fshehin sot”, u shpreh Berisha.