Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas heqjes së tarifës 10% ndaj produkteve nga Kosova. Osmani shprehet se Kosova është krenare që është vendi i parë që ka propozuar heqje të barrierave tregtare ndaj aleatit kryesor.
“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane. Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik”, shkruan Osmani.
Më pas ajo ka etiketuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.
“Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, shprehet Osmani.