Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 5 persona për shitje të lëndëve narkotike. Një 24-vjeçar me inbiciale F.M. u arrestua në bulevardin “Nënë tereza” pasi po shiste kokainë në Kamëz.
E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç u arrestuan rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet. 27-vjeçari dyshohet se e përdorte për shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin.
Ndërsa S. K., 23 vjeç u arrestua në rrugën “Rrapo Hekali” dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Gjithashtu u arrestua edhe Xh. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
Në cilësinë e povës materiale u sekuestruan sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celulare dhe 1 automjet. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









