Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kërkon që tarifat e reja doganore të hyjnë në fuqi për dhjetëra vende.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, në orën 00:01 me orën lokale të Uashingtonit.
Ndër vendet që kanë nënshkruar marrëveshje tregtare me SHBA-në brenda afatit janë Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut, për të cilat do të aplikohet një tarifë prej 15%. Mbretëria e Bashkuar, ku produktet do të tarifohen me 10%.
Trump ka rritur tarifat për mallrat kanadeze nga 25% në 35%.