Armando Broja, sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea dhe i bashkohet Burnleyt në një transferim definitiv, duke qëndruar kështu në Premier League, pavarësisht interesimit të madh nga klube të rëndësishme të Europës.
Sipas Fabrizio Romanos, Broja do të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve të ardhshme dhe më pas do të prezantohet si përforcimi më i ri i Burnleyt. Ky transferim vjen pasi Burnley pranoi kërkesat financiare të Chelseat dhe arriti marrëveshje me vetë lojtarin.