Një artikull i publikuar në mediat kroate për duelin mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamos ka vendosur në qendër të vëmendjes Ervin Bulkun, zëvendëstrajnerin e Kombëtares shqiptare dhe ish-lojtar i Hajdukut.
Në titullin e artikullit, ai citohej të kishte deklaruar se do të mbështeste Hajdukun ndaj Dinamos, gjë që ka shkaktuar reagime të forta nga tifozët dhe vetë klubi Dinamo.
Pas polemikave, Bulku reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi titullin si “abuziv” dhe të shkëputur nga konteksti.
Ai tha se kishte bërë vetëm një analizë teknike, duke e cilësuar Hajdukun si favorit, por pa shprehur kurrë mbështetje të hapur ndaj ndonjë skuadre në këtë përballje.
Bulku theksoi gjithashtu respektin e tij për të gjithë klubet shqiptare dhe u shpreh se i uron suksese çdo skuadre shqiptare në garat europiane.









