-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Helsinki pa viktima në rrugë gjatë 2024/ Një model për sigurinë rrugore në BE

Kryesoret

Në vitin 2024, ndërsa vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3%, kryeqyteti finlandez, Helsinki, arriti një sukses të jashtëzakonshëm: asnjë viktimë nga aksidentet rrugore. Kjo arritje lidhet me politika të qarta si ulja e kufijve të shpejtësisë në 30 km/h në zonat e banuara, rritja e kontrollit me 70 kamera të reja dhe zbatimi i programit kombëtar “Vizioni Zero”.

Po ashtu, investimet në infrastrukturë, mbi 1,500 km shtigje për biçikleta dhe përforcimi i transportit publik kanë ulur ndjeshëm përdorimin e makinave dhe numrin e aksidenteve. Nga 727 lëndime në 2003, në 2023 ishin vetëm 14.

Shembulli i Helsinkit po shihet si udhërrëfyes për BE-në në përpjekjet për të përgjysmuar vdekjet në rrugë deri më 2030.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit